Mustafa sërish për ‘studimin’ e PE-së: S’po marrin fund përpjekjet e VV-së me dashuri ruse

Mustafa sërish për ‘studimin’ e PE-së: S’po marrin fund përpjekjet e VV-së me dashuri ruse

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar përsëri për studimin e publikuar së fundmi nga Parlamenti Evropian, ku konstatohet se amerikanë përmes dezinformatave kanë rrëzuar Qeverinë me në krye Albin Kurtin, transmeton Insajderi.

Në reagimin e tij të sotëm, Mustafa përmend rrugëtimin e Lëvizjes Vetëvendosje ndër vite, teksa studimin e ka quajtur material manipulativ.

Ai e ka zbërthyer atë studim teksa thotë se përpjekjet denigruese dhe poshtëruese të Vetëvendosjes dhe shokëve të tyre me përvoja të gjata dhe dashuri ruse nuk po marrin fund.

“Genjeshtrat kombëtare dhe ndërkombëtare nuk kanë fund. Nuk marrin fund as përpjekjet denigruese dhe poshtëruese të Vetëvendosjes dhe shokëve të tyre me përvoja të gjata dhe dashuri ruse. Të gjitha këto të financuara me para të taksapaguesëve evropian”, shkruan Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Miq të nderuar,
Materiali manipulativ i porositur si “Studim” për hartimin e lajmeve të rrejshme nga Komiteti për…

Posted by Isa Mustafa on Sunday, December 6, 2020