
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se “shkoi gjysma e vitit 2021 e nuk ka vaksina”.
Ai ka publikuar një fotografi të platformes E-Kosova, ku thuhet se s’ka tërmine.
“Jo termine, por s’ka vaksina! Shkoi gjysma e 2021 e në Kosovë s’ka vaksina”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se të shtunën ka vaksinuar 4.682 qytetarë. /Insajderi.com