Mustafa shpreh ngushëllime për vdekjen e Riza Smakës

Mustafa shpreh ngushëllime për vdekjen e Riza Smakës

Kreu i Lidhës Demokratike të Kosovë, Isa Mustafa ka shprehur ngushëllime për vdekjen e profesor Riza Smaka, njofton Insajderi.

Mustafa në profilin e tij në Facebook ka shkruar se lajmin për vdekjen e profesor Smakës e ka marrë me pikëllim të thellë.

Tutje ai ka shkruar se “Riza Smaka i takonte një brezi të shquar intelektualësh që tërë̈ angazhimin e tyre jetësore e kishin në shërbim të shoqërisë dhe shtetit të Kosovës”.

Më pas Mustafa ka thënë si profesor Smaka ka lënë gjurmë të pashlyeshme në edukimin dhe arsimimin e studetëve, si dhe një kontribut të madh e ka dhënë edhe në jetën politike në Kosovë.

Kreu i LDK-së në fund ka shtuar se do të kujtohet çdo herë jeta dhe vepra e profesor Smakës, si dhe ngushëllimi i tij është në të njëjtën kohë edhe ngushëllim i partisë që ai udhëheqë, LDK-së./Insajderi.com