Mustafa: Specialen e meritojnë ata që thanë “Punë e madhe që janë vrarë aktivistët e LDK-së”

Mustafa: Specialen e meritojnë ata që thanë “Punë e madhe që janë vrarë aktivistët e LDK-së”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka deklaruar se LDK është kundër çdo veprimi që e kthen Kosovën në kornizat e rezolutës 1244.

Sipas Mustafë grupi parlamentar i LDK-së do ta kundërshtoj shfuqizimin e Gjykatës Speciale pavarësisht se shfuqizimin po e kërkojnë ata që e themeluan.

“Ne nuk shohim asnjë arsye për shfuqizim të këtij ligji dhe do të kundërshtojmë çdo veprim i cili rrezikon jetësinë e shtetit tonë dhe na kthen në kornizat e rezolutës 1244. Lidhja Demokratike nuk e ka kërkuar themelimin e kësaj gjykate, Lidhja Demokratike ka kërkuar drejtësi. Themelimin e kanë kërkuar dhe e kanë shkaktuar të njëjtit që sot organizojnë shfuqizimin e saj, e kanë kërkuar dhe e meritojnë ata dhe të sojit të tyre që deklarojnë që është punë e madhe që janë vrarë veprimtarët e LDK-së”, tha aiMustafa.

Kreu i LDK-së tha se drejtësia e Kosovës e ka me detyrim që për të gjithë veprimtarët e këtij subjekti politik të cilët janë vrarë të ndriçojë të gjitha rrethanat e vrarjes së tyre.

Mustafa tha se Lidhja Demokratike e Kosovës sivjet 28 vjetorin e saj e feston si partia e parë në vend për nga numri i komunave që udhëheqë pas zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.