Kryetari i Lidhjes Demokratike tw Kosovws, Isa Mustafa është takuar sot me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, njofton Insajderi.
Sipas njoftimit nga LDK, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe qëndrimet e LDK-së karshi zgjedhjeve parlamentare.
Po ashtu u diskutua për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Austrisë.
Kryetari Mustafa e falenderoi ambasadorin Weidinger dhe shtetin e Austrisë që e ka mbështetur Kosovën në të gjitha proceset zhvillimore dhe shtetndërtuese./Insajderi.com