Mustafa: Të reshurat e shiut i kanë dëmtuar tokat bujqësore

Mustafa: Të reshurat e shiut i kanë dëmtuar tokat bujqësore

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka folur rreth dëmeve që mund t’i shkaktojnë të reshurat e mëdha të shiut, njofton Insajderi.

Ai në emisionin Frontal në T7 ka thënë se  reshjet e shumta të shiut I kanë dëmtuar së tepërmi tokat bujqësore.

Ai tutje ka thënë se reshjet që kanë ndodhur këto ditë bartin rrezikun që edhe lumenjtë të dalin nga shtrati.

Ai në fund ka bërë  të ditur se komunat më të prekura nga këto vërshime janë Rahoveci, Gjakovë, Deçan, Malishevë, Suharekë, Drenas, Klinë e Istog./Insajderi.com