Mustafa thotë se arrestimi i Rugovës ka “qëllime politike”

Mustafa thotë se arrestimi i Rugovës ka “qëllime politike”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Isa Mustafa, tha se arrestimi i Haki Rugovës është bërë për “qëllime politike”.

Këto komente i bëri gjatë një konference për media të cilën e organizoi LDK-ja, njofton Insajderi.

Mustafa deklaroi që dyshojnë se ky skenar “ka pasur qëllim që të njolloset Qeveria Hoti”.

“Arrestimi është kryer në ditën kur është raportuar për 100 ditëshin e Qeverisë, sepse ska asnjë aferë korruptive, dhe ne dyshojmë që është tentuar të njolloset kjo Qeveri”, tha Mustafa.

Kreu i LDK-së potencoi se në rast se procesi gjyqësor zhagitet atëherë konsiderojnë se arrestimi i së premtes ishte “degradim para opinionit i Haki Rugovës”, si kryetar i Istogut, nënkryetar i LDK-së e familjar. /Insajderi.com