Mustafa: Trashëgimia politike e Rugovës është bazament i Kosovës

Mustafa: Trashëgimia politike e Rugovës është bazament i Kosovës

Trashëgiminë politike të Ibrahim Rugovës, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e konsideron “bazament të shtetit të Kosovës”.

Nëpërmjet një komunikate për media, Isa Mustafa, ka vlerësuar lartë figurën e presidentit të parë, njofton Insajderi.

“Trashëgimia politike që ai la pas është bazament i shtetit të Kosovës. Duke e zhvilluar vendin tonë, duke ruajtur miqësitë e tij që i krijoi në botë, e ruajmë këtë trashëgimi e cila është emblema më e mirë e Kosovës tonë të sotme dhe të ardhshme”.

Mustafa e ndërlidhi Rugovën me raportet ndërmjet Kosovës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Testamenti politik i Rugovës ishte ruajtja dhe kultivimi i raporteve me vendet mike dhe përkrahëse të Kosovës, në veçanti siç e thoshte Presidentit shumë herë: miqësi e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Thotë se LDK “do ta ruajë këtë miqësi”, sipas tij “s’ka alternativë tjetër”.

“Lavdi jetës dhe veprës së Gandit të Ballkanit, Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova”, përfundoi deklarata e Mustafës. /Insajderi.com