Mustafa tregon se kur do të votohet për Kosovën në Interpol

Mustafa tregon se kur do të votohet për Kosovën në Interpol

Kryeministri në largim, Isa Mustafa gjatë mbledhjes së sotme bëri të ditur se me 26 shtator do të jetë i pranishëm në Pekin, në asamblenë e Interpolit, ku në rend të ditës është paraparë të jetë pranimi i Kosovës në Interpol.

“Jemi në proces të harmonizimit të aktivitete. Anëtarësimi nuk varet nga ne, varet nga anëtarët e tjerë të Interpolit. Në Komitetin Ekzekutiv të Interpolit janë edhe disa anëtarë të atyre shteteve që se kanë njohur Kosovën. Ne duhet të jemi optimistë dhe të punojmë së bashku që vendimi përfundimtar të jetë vendim në përkrahjen tonë”, ka thënë Mustafa në mbledhjen e Qeverisë.

Ndërsa ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni tregoi se përveç Kosovës janë edhe 2 shtete tjera që kanë aplikuar për anëtarësim. Sipas tij, nevojiten 2/3 e votave për t’u bërë pjesë e Interpolit.

“Janë 3 vende aplikuese për anëtarësim në Interpol. Pranimi bëhet me 2/3 e votave të pjesëmarrësve të pranishëm. Neve na bënë optimisti fakti që komiteti ekzekutiv i Interpolit qe përbehet 50/50 me vende që na njohin dhe vende që s’na njohin kanë vendosur me unanimitet që ta fusin në agjendë, aplikacionin e Kosovës”, tha Hyseni.