Qëndrimet e LDK-së

Mustafa: Vendimet e shumicës në LDK duhet të respektohen

“Qeveria ka fuqi politike, dije dhe kapacitete të ballafaqohet me të gjitha sfidat aktuale. Qeveria Hoti ka vizion për të ardhmen”.

Mustafa: Vendimet e shumicës në LDK duhet të respektohen

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës kultivohet shprehja e mendimit të lirë, por një herë kur merren vendimet me shumicë, atëherë ato duhet të respektohen, ka shkruar Isa Mustafa në Facebook, duke shpjeguar se çfarë u diskutua në mbledhjen e mbrëmshme të kësaj partie, njofton Insajderi.

“Vendimet e shumicës duhet të respektohen si rregull elementare demokratike brenda LDK-së; se fundamenti rugovist i LDK-së, që konsiston në unitet dhe solidarizim të brendshëm, nuk mund të zëvendësohen dhe arsyetohet me protagonizëm individual, ego dhe sjellje populiste”, shkruan Mustafa.

“Qeveria ka fuqi politike, dije dhe kapacitete të ballafaqohet me të gjitha sfidat aktuale; se Qeveria Hoti ka vizion për të ardhmen”./Insajderi.com