Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e “kishte kallur” Kuvendin kundër Asociacionit të Komunave Serbe.
“Qeverisë së VV-së që e ka kallur Kuvendin dhe Kosovën kundër Asociacionit, nuk kam çfarë i them”, ka thënë Isa Mustafa në një përgjigje me shkrim për Albanian Post.
Më tutje, Mustafa foli edhe për marrëveshjen që e kishte nënshkruar në Bruksel.
“Ajo që unë kam nënshkruar është marrëveshje e parimeve, jo marrëveshje për themelim e Asociacionit, sepse unë e kam trashëguar Ligjin i cili është votuar me mbi 2/3 e deputeteve”, tha ai.
Ndryshe, Beogradi zyrtar po insiston që Kosova “ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.
Kryeministri vendit, Albin Kurti, ka theksuar se “asociacion një etnik nuk do të ketë”. /Insajderi.com