Mustafa vlerëson vizitën e Grenellit për implementimin e marrëveshjes së 4 shtatorit

Mustafa vlerëson vizitën e Grenellit për implementimin e marrëveshjes së 4 shtatorit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka vlerësuar lartë vizitën e të dërguarit amerikan për dialogun, Richard Grenell, në Kosovë.

Mustafa ka thënë se arsyeja e kësaj vizitë të Grenellit është implementimi i marrëveshjes së 4 shtatorit e arritur në Uashington.

“Kësaj radhe Grenelli me delegacionin e investitorëve amerikanë vijnë kryesisht për implementimin marrëveshjes dhe për harmonizimin e projekteve të cilat janë në marrëveshje, nuk është paraparë të ketë takime politike as me LDK-në e as me të tjerët me sa di. Do të ketë takime vetëm me Qeverinë. E vlerësoj që është një hap shumë i mirë sepse po tregohet që amerikanët nuk kanë qenë të gatshëm vetëm ta ndërmjetësojnë një marrëveshje por edhe janë të gatshëm tani ta mbështetin atë marrëveshje në mënyrë shumë konkrete në implementimin e saj që është implementim material”, tha Mustafa në një intervistë për Kosovapress.

Sa i përket marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, Mustafa tha se kritikat kanë qenë të pashamgashme.

“Të kundërshtosh pjesën e Ujmanit, duhet pastaj të ofrosh argumente se çfarë dëme ka që Departamenti i Energjisë së SHBA –së e ka marrë për obligim që ta bëjë një studim fizibilitetiti për shfrytëzimin e ujërave të Ujmanit, qoftë energji elektrike, qoftë për bujqësi. Nuk ka asnjë të keqe sepse për mua do të ishte shumë mirë në qoftë se ne do ta kishim gatishmërinë e SHBA-së dhe Gjermanisë që ato të bëjnë studime fezibilitetit për shfrytëzimin e gjitha resurseve që Kosova i ka sepse kanë potencial shkencor, e profesional dhe kanë dije që të bëjnë atë punë më shumë se sa që kemi ne. Prandaj, nuk ka asnjë arsye që ne të frikësohemi nga kjo. Marrëveshja nuk është bërë për ndarjen e Ujmanit, nuk është bërë për pronën e Ujmanit është bërë vetëm për shfrytëzimin më efecientë të ujërave të Liqenit të Ujmanit”, potencoi Mustafa.

Kryetari i LDK-së ka folur edhe për njohjen e Kosovës nga Izraeli, me ç’rast ka theksuar rëndësinë e kësaj njohje dhe ndikimin e saj në aspektin ekonomik.

“Procedura e vënies së marrëdhënieve diplomatike ec rrugës së vetë, bëhet përmes notave të cilat do t’i shkëmbejë Qeveria e Kosovës. përkatësisht Ministria e Punëve të Jashtme me Qeverinë e Izraelit. Zotim më të madh se me të thënë kryeministri i Izraelit që po të njoh s’do të thotë në Shtëpinë e Bardhë , nuk ka. Dhe ne nuk kemi asnjë arsye që ta kontestojmë këtë se a ka pas përnjëmend kryeministri izraelit apo jo. Deklarata është dhënë, kjo deklaratë realizohet përmes proceseve diplomatike të cilat zhvillohen mes Kosovës dhe Izraelit dhe besoj që ato do të bëhen shpejt dhe do të kemi ambasadën tonë atje dhe besoj që do të arrijmë që ta intensifikojmë bashkëpunimin i cili mund t’i shërbejë Kosovë jo vetëm në pikëpamje të drejtpërdrejt në relacionin Izrael –Kosovë por edhe në efektet indirekte sepse Izraeli ka ndikim shumë të madh ekonomik në disa vende me të cilat ne nuk kemi pas bashkëpunim apo lidhje me to”, theksoi Mustafa Mustafa. /Insajderi.com