Mustafa: VV po e pranon të themelohet asociacioni siç ka vendosur Gjykata Kushtetuese

Mustafa: VV po e pranon të themelohet asociacioni siç ka vendosur Gjykata Kushtetuese

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit të vendit, Avdullah Hoti, siç ka thënë ai nga “sulmet e Lëvizjes Vetëvendosje”.

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se do ta mbrojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ish-kryeminstri, Isa Mustafa, ka deklaruar në një postim në Facebook se “Kjo lë të konstatohet se LVV pajtohet të themelohet Asociacioni sipas Marrëveshjes së nënshkruar nga z. Thaçi, ashtu siç ka vendosur Gjykata Kushtetuese”.

Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar vazhdimisht Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, madje për këtë ishin organizuar edhe protesta kundër Qeverisë Mustafa. /Insajderi.com

 

A po dinë çfarë po thonë?!Po i përcjell sulmet që po i bëhen Kryeministrit Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje, në njërën anë…

Gepostet von Isa Mustafa am Samstag, 12. September 2020