Mustafa zbulon detaje nga bisedat me Kurtin për dialogun

Mustafa zbulon detaje nga bisedat me Kurtin për dialogun

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar nga kryeministri në detyrë që t’i kërkoj falje ShBA-së dhe Grenellit për akuzat në lidhje me marrëveshjen sekrete.

Ai po ashtu ka zbuluar detaje nga bisedat që ka pasur me kryeministrin në largim, Albin Kurti, lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Unë kam biseduar me z.Kurti lidhur me procesin e dialogut. I kam thënë atij që të heqë tarifën dhe të shkojë në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar marrëveshjen. Ai më ka thënë të njëjtën që e tha edhe në Kuvend, se ‘unë nuk mund të nënshkruaj diçka që nuk është e mirë për Kosovën dhe se nëse më detyrojnë të nënshkruaj një marrëveshje të dëmshme nuk mund ta lë takimin sepse kështu do ta ulja reputacionin e Kosovës'”, ka rrëfyer Isa Mustafa.

“Tentova ta bind z. Kurti se nuk ka marrëveshje të gatshme se ti do të shkosh atje për të diskutuar lidhur me marrëveshjet”, u shpreh Mustafa.

Mustafa është shprehur se Kurti dhe zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë deklarata të papjekura. /Insajderi.com