Mustafa e quan “idiotizëm” deklaratën e Kusarit për infektimin e Hotit me COVID-19

Një deklaratë e mëngjesit nga Mimoza Kusari-Lila ka shkaktuar reagimin e kryeministrit, Avdullah Hotit dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës.

Mustafa e quan “idiotizëm” deklaratën e Kusarit për infektimin e Hotit me COVID-19

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka reaguar ashpër deputetes së Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila, pasi kjo e fundit tha se papërgjegjësia e Hotit për t’u mos vetiizoluar pas testimit është edhe një arsye tjetër pse duhet të shkarkohet, Avdullah Hoti, nga pozita e kryeministrit.

Mustafa këtë e ka quajtur kanibalizëm politik e idiotizëm të skajshëm duke iu referuar deklaratës së Kusari-Lilas.

“Të ngritesh në mëngjes e ta kërcënosh Kryeministrin se do të shkarkojmë, pse të ka kapur virusi një ditë më parë, është kanibalizëm politik, një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore. A thua kështu i edukojmë fëmijët”, ka shkruar Mustafa ndër tjerash në Facebook.

Përpos kësaj, Mustafa, ka kritikuar edhe kabinetin qeveritar, këshilltarët dhe bashkëpartiakët për këtë heshtje siç i ka quajtur Mustafa “struca”.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të dielën ka rezultuar pozitiv me Coronavirus, para tij edhe Isa Mustafa kishte qenë i prekur nga COVID-19 – por e ka kaluar me sukses. /Insajderi.com/