
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas dorëheqjes së Haradinajt nga pozita e kryeministrit, shkruan Insajderi.com
Mustafa përmes Facebook ka thënë se partia e tij ka kërkuar në vazhdimësi dorëheqjen e qeverisë mirëpo ndjenë keqardhje që kjo ka ndodhur si shkak i ftesës së Gjykatës Speciale.
“Besoj fuqishëm se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe poashtu besoj se pafajësia e z. Haradinaj do të provohet edhe kësaj radhe”, ka shkruar Isa Mustafa.
Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit./Insajderi/