Muzikanti që po sfidon për kryetar Bashkie Elion Veliaj

Muzikanti që po sfidon për kryetar Bashkie Elion Veliaj

Bindja Demokratike e drejtuar nga ish deputeti Astrit Patozi do të hyjë në zgjedhjet lokale dhe ka zgjedhur një këngëtar për të sfiduar Erion Veliajn në Bashkinë e Tiranës.

Mësohet se për zgjedhjet në Tiranë nën siglën e Bindjes Demokratike do të garojë muzikanti Arben Skënderi.

Skënderi ka qenë pjesë e listave për anëtar të Këshillit Kombëtar të PD-së, por vitin e kaluar ai nuk pranoi të garojë duke u shprehur se zgjedhjet në selinë blu ishin një farsë. Tashmë muzikanti i është bashkëangjitur Bindjes Demokratike dhe bëhet gati për të sfiduar kryebashkiakun aktual të Tiranës./Express