Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar dhe regjisori kosovar, Agon Myftari i ka kërkuar falje ish-deputetës të LDK-së, Melihate Tërmkollit, pasi që i njëjti në një postim në Facebook ka thënë “I kisha përla Brnabiqin me Tërmkollin”, njofton Insajderi.
Përmes një postimi në Facebook, Myftari ka thënë se ndonëse nuk e njeh personalisht Termkollin, ia njeh veprimtarinë asaj, teksa e ka ftuar atë për kafe, në mënyrë që, siç thotë ai, ta njohë më mirë.
“Të gjithë ata që më njohin e dinë fare mirë që nuk jam misogjen. I kam mbështetur dhe i mbështes gratë në politikë, sikurse i kam mbështetur në art. Zonjën Tërmkolli nuk e njoh personalisht, por ia njoh punën dhe angazhimin shumëvjeçar për Kosovën. Andaj, i kërkoj falje”, ka shkruar ai./Insajderi.com