
Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë gjegjësisht Myftinia e Shkupit ka reaguar ashpër për Paraden e parë të Krenarisë që u mbajt sot në Shkup.
Ata përmes një komunikate kanë thënë se një organizim i tillë është shkak për shkatërrimin e bërthamës së shoqërisë – familjes, shkruan Insajderi.
Përveç kësaj, Myftina e Shkupit ka hyrë edhe në çështjet e mjekësisë. Sipas tyre, LGBT është sëmundje biologjike dhe psikologjike.
“LGBT (lezbien, gej, biseksual dhe transseksual) është një çrregullim (sëmundje) biologjik dhe psikologjik në kundërshtim me natyrën njerëzore dhe mësimet islame bazuara në fjalët e All-llahut të Lartëmadhëruar”, thuhet në komunikatën e Myftinisë.
Ata kanë apeluar tek organet relevante që të ndihmohen këto kategori njerëzisht, të trajtohen dhe të rehabilitohen në mënyrë të shëndoshë./Insajderi.com