Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka deklaruar se presidentes, Vjosa Osmani e kryeministrit, Albin Kurtit, “duhet t’iu dalë gjumi natën nga përgjegjësia që kanë”.
Teksa uroi për formimin e institucioneve, në këtë deklaratë për përgjegjësinë që kanë presidentja e kryeministri, përfshiu edhe ministrat dhe vetën.
“Presidentja, Kryeministri e ministrat, fute edhe myftiun aty nga pozita që ka, nuk duhet dhe nuk kanë mundësi të bëjnë gjumë të rehatshëm ngase kanë gajle të mëdha. Atyre shpeshherë duhet t’iu dalë gjumi natën nga përgjegjësia që kanë në raport me popullin dhe të ardhmen e vendit”, tha ai për Telegrafi.
Besimtarët myslimanë më 13 Prill fillojnë agjërimin e Ramazanit.
Tërnava tha se gjatë gjithë kohës besimtarët në xhami do të respektojnë masat anti-COVID. /Insajderi.com