Myftiu Tërnava, jep mesazhin për fillimin e muajit të Ramazanit

Myftiu Tërnava, jep mesazhin për fillimin e muajit të Ramazanit

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka dhënë mesazhin e tij për fillimin e muajit të Ramazanit, duke uruar gjithë besimtarët myslimanë.

Ramazani fillon të martën e për një muaj myslimanët agjërojnë sipas dispozitave të Fesë Islame.

“Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra dhe qytetarë të Kosovës jemi në vigjilje të fillimit të muajit të bekuar Ramazan andaj më lejoni që në këtë natë të madhe t’iu drejtohem të gjithë besimtarëve dhe të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë me urime dhe përgëzimet më të mira të uroj fillimin e këtij muaji i cili është i veçantë për besimtarët myslimanë kudo që ata gjenden”, thuhet në mesazhin e Tërnavës.

Ky është Ramazani i dytë që mbahet në kushte pandemike.

BIK ka apeluar besimtarët që gjatë adhurimeve në xhami t’i përmbahen në mënyrë strikte masave anti-COVID. /Insajderi.com