Myftiu Tërnava pret në takim Zemajn: Pajtohen që të bashkëpunojnë për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve

Myftiu Tërnava pret në takim Zemajn: Pajtohen që të bashkëpunojnë për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është pritur sot në takim nga Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Myftiu Naim Tërnava.

Në këtë takim, Ministri Zemaj është informuar nga Myftiu Tërnava për menaxhimin e deritanishëm nëpër xhamitë e Kosovës dhe zbatimin e masave kundër Covid-19.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e BIK-ut në Facebook, Ministri Zemaj e falënderoi Myftiun Tërnava për organizimin e besimtarëve në të gjitha xhamitë e Kosovës për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Tutje thuhet se të dyja palët janë pajtuar që bashkëpunimi midis MSH-së dhe BIK-ut t’i shërbejë ruajtjes së shëndetit dhe mirëqenies së popullatës në Kosovë.

“Në këtë takim, Ministri Zemaj është informuar nga Myftiu Tërnava për menaxhimin e deritanishëm nëpër xhamitë e Kosovës dhe zbatimin e masave kundër Covid-19. Ministri Zemaj e falënderoi Myftiun Tërnava për organizimin e besimtarëve në të gjitha xhamitë e Kosovës për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Bashkëbiseduesit janë pajtuar që bashkëpunimi midis MSh dhe BIK t’i shërbejë ruajtjes së shëndetit dhe mirëqenies së popullatës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com/