Myftiu Tërnava uron Bajramin: Namazi falet, por s’ka ceremoni nëpër xhamia

Myftiu Tërnava uron Bajramin: Namazi falet, por s’ka ceremoni nëpër xhamia

Myftiu Naim Tërnava ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit duke ju kërkuar që të respektojnë masat kundër përhapjes së pandemisë COVID-19, përcjell Insajderi.

Para mediave, Tërnava ka bërë të ditur se nesër, e enjte, do të falet namazi i Bajramit, por ceremonia është anuluar.

“Festa e Bajramit sjellë gëzim për të gjithë, festë që afron të gjithë dhe e përjeton e gjithë shoqëria. Ne nesër kemi festë dhe bashkërisht do të jemi në xhamitë tona për të falur namazin e Fitër Bajramit, por të kemi kujdes se virusi ende është në mesin tonë. Prandaj, për të ruajtur veten dhe shëndetin publik ne kemi hequr dorë nga ana ceremoniale e manifestimit tradicional të Bajramit. Në xhami do të jemi duke respektuar protokollet anti-COVID dhe për të falur vetëm namazin e Fitër Bajramit”, ka thënë ai.

Tërnava ka bërë thirrje për kujdes edhe gjatë vizitave familjare duke kërkuar që të ruhet karakteri i festës, por pa shkelur rregullat./Insajderi.com