
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka treguar për një rast kur kishte qortuar ish-imamin e Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqin.
Në T7 ka thënë se deklaratën e Krasniqit për “Nëna Terez”, e kishte dënuar dhe ashpër. Ka treguar se Krasniqin e kishte ftuar në takim në ora 8 të mëngjesit.
“Kemi reaguar menjëherë dhe kemi reaguar ashpër për deklaratën e tij ndaj saj [Nëna Terez]. Në ora 8 të mëngjesit e kam pasur Shefqet Krasniqit në zyre”, ka thënë ai.
Myftiut pasi i është lëshuar një deklaratë e Krasniqit, ku thotë se alkooli është haram dhe i ndytë, Mytiu i ka dal në mbrojte.
Ka thënë se feja Islame është e qartë dhe nuk lejohet të ndryshohen gjërat sipas dëshirës së dikujt. Tërnava ka insistuar se përdorimi i alkoolit është i ndaluar sipas fesë Islame.
“Deklarata e Shefqetit nuk mund të ndryshojë sipas qejfit të njeriut. Pija alkoolike është e ndaluar sipas Islamit nuk kemi çka të ndryshojmë këtu. Nëse unë them që alkooli është i lejuar unë e kam thënë një të pavërtetë të madhe”, ka deklaruar Tërnava./Insajderi.com