Myslimanët në Francë tmerrohen nga fitorja e mundshme e Le Pen

Myslimanët në Francë tmerrohen nga fitorja e mundshme e Le Pen

59 vjeçarja Fatima Charrihi, myslimane, ishte personi i parë që u vra në sulmin terrorist në Nice të Francës verën e kaluar kur një terrorist me kamion kishte shkelur mbi turmën e njerëzve.

Sot, vajza e Fatimas, Hanane, shikon fotografinë e nënës së saj dhe flet për mundësinë që zgjedhjet presidenciale në Francë t’i fitojë Marine Le Pen, e njohur si politikane e së djathtës ekstreme, që lufton imigracionin dhe aplikon politika të ashpra kundër të huajve.

“Toleranca ekziston në Francë, por nganjëherë duket sikur ata që janë kundër tolerancës bërtasin më së shumti dhe janë të popullarizuar”, thotë Charrihi, shkruan The Guardian.

Ajo frikësohet se një fitore eventuale e Le Pen do ta bënte më të ashpër debatin për identitetin kombëtar francez, që do ta bënte më të vështirë për të jetën në Francë.

Ndërkohë, një 49 vjeçar nga Tunizia thotë se në ditën e zgjedhjeve, më 7 maj, do të bëjë ç’është e mundur që ta ndihmojë fitoren e Emmanuel Macron.

“Racizmi, racizmi, racizmi – kjo është ajo që unë frikësohem se do të ndodh në Francë”, thotë ai, teksa thotë se nëse Le Pen fiton, ai mund të detyrohet ta lë Francën gjatë mandatit të saj.