Mytaher Haskuka paguan 54 Euro për këmishë dhe 94 Euro për palltot e punëtorëve të ‘One Stop Shop’

Mytaher Haskuka paguan 54 Euro për këmishë dhe 94 Euro për palltot e punëtorëve të ‘One Stop Shop’

Projekti “One Stop Shop” i financuar dhe realizuar gati se i tëri nga Administrata Publike e Kosovës në qytetin e Prizrenit dhe u mundua të kamuflohet nga i pari i komunës, Mytaher Haskuka si projekti i tij, del të jetë tani shumë i kushtuar për veshjen e punëtorëve aty. 

Kryetari Haskuka bëri shumë bujë në prezantimin e kësaj Qendre, ku injoroi në inaugurimin ish-ministrin në atë kohë të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliun, si personi që përfaqësonte këtë investim dhe duke e ftuar vetëm kryeministrin e shkarkuar tani Albin Kurtin.

Reformimi i Administratës dhe ofrimi i shërbimeve të shpejta u cilësua si arritje e madhe, por Haskukës i kushtoi një shumë të madhe në uniformat e punëtorëve.

Kontrata me titullin “Furnizimi me uniforma të punës për zyrtarët e ONE STOP SHOP dhe vozitësve të Komunës së Prizrenit“ është nënshkruar me datë 24 janar me operatorin ekonomik “ NTSH “ A&T – Agim Trolli BI “ nga Suhareka në vlerën totale prej 9,673,64 Euro, shkruan Metro.

Sipas kësaj kontrate, Komuna e Prizrenit për një këmishë për meshkuj ka paguar 43,66 Euro, ndërsa në total ka blerë 114 këmishë për meshkuj në vlerën prej 3977,24 Euro.

Përpos kësaj, Komuna ka blerë edhe 60 këmishë për femra, me çmim 43,66 Euro, në total verën prej 2,619.60 Euro.

Me këtë kontratë janë blerë edhe 60 shalle dekorues për femra me çmim prej 9,44 Euro për copë, ndërsa janë shpenzuar 566,40 Euro në total.

Pantallonat për meshkuj kanë kushtuar 47,2 Euro për copë, ndërsa janë blerë 16 copë në shumën totale prej 755,20 Euro.

8 pallto dimërore për meshkuj rezistence ndaj ujit, janë ka paguar 94,4 Euro për copë, ndërsa në total ka shpenzuar 755,20 Euro.

Gazeta Metro ka raportuar edhe më herët se si ish-ministri Veliu ishte injoruar nga kryetari Haskuka duke mos e ftuar në inaugurimin e kësaj qendre si shenjë hakmarrëse ndaj rivalitetit mes Veliut dhe Vetëvendosjes.