Mytaher Haskuka: Pas Prishtinës, edhe Prizreni mund të futet në karantinë

Mytaher Haskuka: Pas Prishtinës, edhe Prizreni mund të futet në karantinë

Janë regjistruar tre raste me koronavirus në Komunën e Prizrenit.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.

Haskuka tha se nëse vazhdohen daljet në qytet, edhe Prizreni pas Prishtinës mund të futet në karantinë.

“Më herët me telefonatë u njoftova nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës që sot në Kosovë janë diagnostifikuar gjithsej tridhjetë e tre (33) raste me COVID-19, ndërsa nga këto raste tri (3) janë nga komuna e Prizrenit.

Ekipet do të konstatojnë numrin e kontakteve të rasteve të reja me COVID-19 dhe të gjithë do të intervistohen dhe do të testohen. Ata që kanë ndonjë simptom duhet të vetizolohen dhe të kërkojnë ndihmën nëpërmjet telefonit në numrin 194 ose 038 200 80 800.

Në Prishtinë sot është shpallur karantinë për shkak të numrit të madh të rasteve që rezultuan pozitive. Nëse vazhdojnë daljet në qytet, edhe në Prizren mund të shpallet karantina.

Të gjithë duhet t’i respektojmë masat, mos të dalim nga shtëpitë dhe të qëndrojmë në shtëpi. Nuk ka justifikim, dalja jashtë pos për ushqim apo barna”, ka shkruar Haskuka.