Mytaher Haskuka thotë se u ka borxh këtyre njerëzve

Mytaher Haskuka thotë se u ka borxh këtyre njerëzve

Kandidati i Lëvizjes “Vetëvendosje”, i cili aktualisht është fitues i zgjedhjeve në Prizren, Mytaher Haskuka ka falënderuar gjithë personat që i kishte afër gjatë gjithë procesit zgjedhor.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ai ka thënë se mbështetjen që kishte në ditën e zgjedhjeve është e papërshkrueshme dhe këtë ua kam borxh.

“Me besimin tuaj, unë do të punoj pa u lodhur, me gjithë ju, për ju, për përmirësimin e jetës në Prizren”, ka shkruar ai.

Statusi i plotë:

Të dashur bashkëqytetar të Komunës së Prizrenit,

dua të shpreh falënderimet e mia të përzemërta dhe t’u them që jam i nderuar dhe i përulur që ju e keni vendosur besimin tuaj tek unë.

Mbështetjen që ndjeva në ditën e zgjedhjeve është e papërshkrueshme dhe këtë ua kam borxh. Me besimin tuaj, unë do të punoj pa u lodhur, me gjithë ju, për ju, për përmirësimin e jetës në Prizren.

Përsëri, ju falënderoj për mundësinë që më dhatë për t’i shërbyer Prizrenit.

Të dashur bashkëqytetar të Komunës së Prizrenit,dua të shpreh falënderimet e mia të përzemërta dhe t'u them që jam i nderuar dhe i përulur që ju e keni vendosur besimin tuaj tek unë.Mbështetjen që ndjeva në ditën e zgjedhjeve është e papërshkrueshme dhe këtë ua kam borxh. Me besimin tuaj, unë do të punoj pa u lodhur, me gjithë ju, për ju, për përmirësimin e jetës në Prizren.Përsëri, ju falënderoj për mundësinë që më dhatë për t'i shërbyer Prizrenit.

Posted by Mytaher Haskuka on Tuesday, 21 November 2017