Sami Lushtaku e Uran Ismaili qëndruan së fundi në mesin e bashkëluftëtarëve në Gollak, njofton Insajderi.
Ata postuan edhe foto në Facebook, ku shiheshin në një darkë të përbashkët.
Ajo që bie në sy është mos mbajtja e maskës dhe distancës sociale si pjesë e masave parandaluese kundër Coronavirusit.
E kjo ka shkaktuar reagimin e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Kur veten e sheh mbi shtetin, thyen rregullat, s’brengosesh për rrezikimin e shëndetit publik e as për porosinë që përcjell me fotot e publikuara. Në një ndejë me alkool, sharki e cigare puro, zyrtarë të PDK-së, përfshi ish-ministrin e Shëndetësisë. Shembull për të mos u ndjekur”, ka shkruar Arbërie Nagavci në Twitter./Insajderi.com