Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se sipas raportit të sapo publikuar të Bankës Botërore – një nxënës kosovar ka 5.3 vite të shkollimit të humbura.
Siç shkruan ajo në profilin e saj në Facebook, vëmendja duhet të kthehet urgjentisht nga arsimi, meqë shifrat janë alarmante.
“Kosova duhet të bëjë më shumë për zhvillimin e kapitalit njerëzor, sugjeron ky raport që analizon arsimin dhe shëndetësinë në 174 shtete. Dështimet në sistemin arsimor po ndikojnë në të ardhmen fëmijëve tanë dhe të gjithë shoqërisë sonë”.
“Njëkohësisht me kujdesin për menaxhim të pandemisë në shkolla, duhet vullnet, dije, shumë punë, angazhim e buxhet që situata me COVID-19 të mos shpërqendroj edhe nga cilësia në mësimdhënie”, ka shkruar Nagavci. /Insajderi.com