Zotëri Kamishi

Nagavci duke udhëhequr seancën – e quan “kamish” deputetin e PDK-së

Nagavci duke udhëhequr seancën – e quan “kamish” deputetin e PDK-së

Nënkryetarja e Parlamentit të Kosovës, Arbërie Nagavci, e ka quajtur “kamish” deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiun.

Nagavci, që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, duke udhëhequr seancën në vend të kryetares Vjosa Osmani, duke dashur t’i japë të drejtën e një replike Haxhiut tha: “replikë nga kamishi”.

Haxhiut nuk i ka ardhur mirë. E ka kundërshtuar këtë thirrje të nënkryetares.

“Nënkryetare për ju jam Bekim Haxhiu, jo kamishi”, tha deputeti i PDK-së.

Nagavci e ka pranuar gabimin. Ka kërkuar falje menjëherë.

Bekim Haxhiu e ka nofkë të moçme fjalën “Kamish”, por gjithsesi, në Kuvendin e Kosovës askush askë nuk e thirr me nofka  – të paktën jo udhëheqësia e parlamentit deputetët./Insajderi.com

File:Bekim Haxhiu.jpg - Wikimedia Commons