Nagavci flet për përplasjen në Kuvend: Hajdar Beqa më shtyu dhe unë ja ktheva

Nagavci flet për përplasjen në Kuvend: Hajdar Beqa më shtyu dhe unë ja ktheva

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka folur rreth përplasjes e cila ndodhi dje, e enjte, në sallën e Kuvendit të Kosovës, mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa ministrave të Qeverisë Kurti, transmeton Insajderi.

Sipas saj, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa e ka shtyrë atë dhe më pas ajo ia ka kthyer njëjtë.

Nagavci në Edicionin Special në Klan Kosova është shprehur se qëllimi i saj nuk ishte të ndërhynte në këtë situatë, por që të uleshin të gjithë ata që ishin të përfshirë.

“Ishte një grumbull i madh i deputetëve, e dijë se në mes ka qenë nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci që i luste deputetët që të dalin ata që duan dhe të qëndrojnë në seancë ata që dëshirojnë. Saranda ndodhej në mes dy deputetëve, atij të PDK-së dhe LVV-së. Ajo çfarë bëra unë, jam parë që jam munduar të ndërhyjë, duke larguar deputeten Bogujevci. Aty patë një reagim nga deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, më shtyn mua dhe pastaj ndodh e njëjta edhe nga ana ime”.

“Nuk ka pasë asnjë tendencë të ndërhyrjes nga ana ime, në momentin kur ishte në mes Bogujevci qëllimi im ishte që deputetja të ulet dhe të tjerët po ashtu”, ka thënë ajo./Insajderi.com