Nagavci: Gjatë testit të Arritshmërisë nuk është evidentuar ndonjë parregullsi

Nagavci: Gjatë testit të Arritshmërisë nuk është evidentuar ndonjë parregullsi

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacioni, Arbërie Nagavci, ka thënë se Testi i Arritshmërisë është organizuar sipas planit dinamik të punës dhe nuk është shënuar ndonjë parregullsi, shkruan Insajderi.

Nagavci përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se në këtë test kanë marrë pjesë mbi 26 mijë nxënësi të organizuar në 156 qendra të testimit.

“Sipas informatave të para që i kemi marrë nga Komisionet, çdo gjë ka shkuar sipas planit dinamik të punës dhe nuk është shënuar ndonjë parregullsi e cila do të ndikonte në rezultatet e testit. Analizë më e detajuar e procesit do të bëhet pas pranimit të raporteve të Drejtorive Komunale të arsimit”, ka thënë ajo.

Nagavci me tej, tha se “meqenëse këtë vit kemi vendosur rregulla të reja duke u bazuar në standardet më të larta për të garantuar testim cilësor, unë nuk kam vizituar asnjë Qendër të testimit”.

Ajo po ashtu ka treguar se MASHT-i në bashkëpunim me komunat tashmë është duke i bërë përgatitjet për provimin shtetëror të Maturës i cili do të mbahet me 26 qershor.

“Pres shumë që edhe ky proces të realizohet sipas rregullave të parapara, sepse vetëm kështu mund të kemi testime të mirëfillta me rezultate reale”, ka shtuar Nagavci./Insajderi.com