Nagavci: Hoti të anulojë takimin me Vuçiqin

Nagavci: Hoti të anulojë takimin me Vuçiqin

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ta anuluar takimin me Qeverinë e Shqipërisë, i paraparë të mbahej të premten, ka reaguar nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, njofton Insajderi.

Nagavci në profilin e saj në Facebook, ka shkruar se, pavarësisht se Hoti është thirrur që të raportojë të premten me datë 25.09.2020 në Kuvendin e Kosovës për punën e 100 ditëshit të qeverisjes së tij, takimi i përbashkët me qeverinë shqiptare nuk është dashur të anulohej.

Tutje Nagavci e ka këshilluar Hotin se, më mirë se të anulohet takimi me Qeverinë e Shqipërisë, është të anulohen ato takime me Vuçiqin, të cilat vetëm po i sjellin dem Kosovës.

Në fund ajo ka thënë se nga anulimi i takimit me Vuçiqin, Kosova do e kishte së paku një dëm më pak./Insajderi.com