Nagavci: Infektimet me COVID-19 vetëm sa po shtohen, MSH pa plan konkret

Nagavci: Infektimet me COVID-19 vetëm sa po shtohen, MSH pa plan konkret

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka adresuar një pyetje për Ministrinë e Shëndetësisë, qysh në fillim të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, ku në pikën e parë të rendit të ditës po mbahet debati parlamentar lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës nga ana Qeverisë, transmeton Insajderi.

Nagavci ka pyetur MSH-në se cilat janë masat e ardhshme të cilat do të merren për përballje me Coronavirusin në tre muajt e ardhshëm.

“Situata me pandeminë në vend është përkeqësuar jashtëzakonisht shumë. E deri të mbulimi i të gjitha shpenzimeve të kurimit të infektuarve. Tani emri në një krizë me COVID-19. Askush nuk e di e si do të kalojnë tre muajt e dimrit që po i presim. A do të lejohet orari i karantinës? Si do t’i paguajnë paratë e kredive qytetarët? Çfarë do të ndodh me mbulimin e kostove të familjareve që do të shërohen në shtëpi? Çfarë do të ndodh me familjet që janë raste sociale? A po bëhet ndonjë plan për orientimin e bizneseve? Si do të vijohet për qiratë e bizneseve?”, ka thënë ajo.

Nënkryetarja e Kuvendit tutje tha se situata në bizneset e vogla dhe familjare ku qytetarët me mundin e tyre vetëpunësohen janë plotësisht jashtë vendimeve qeveritare.

Ajo më tej ka thënë se masat nga qeveria nuk po japin rezultate për parandalimin e Coronavirusit.

Nagavci i është drejtuar qeverisë duke parashtruar pyetjen se kush do të kujdeset për fëmijët në rast të ndonjë izolimi, si dhe a do t’iu leje njërit nga prindërit për t’u kujdesur për fëmijët. /Insajderi.com