Nagavci: Kapësit e shtetit nuk mund ta ndalin ditën që po vjen

Nagavci: Kapësit e shtetit nuk mund ta ndalin ditën që po vjen

Kandidatja për deputete në radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas vendimit të PZAP-së për të mos certifikuar pesë kandidatë në listën e VV-së, përfshirë edhe bartësin e listës Albin Kurti, njofton Insajderi.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se “kapësit e shtetit nuk mund të ndalin ditën që po vjen e as vullnetin e qytetarëve për ndryshim”.

Tutje ajo ka shtuar se “LDK dhe PDK e dinë se koha e tyre ka përfunduar, e dinë se jo vetëm që do të humbin keq në këto zgjedhje, por edhe do të jenë gjatë kohë një opozitë minoritare. Andaj dhe po bëjnë përpjekjet e fundit që me anë të institucioneve të kapura dhe duke sajuar argumente të paqena juridike të eliminojnë politikisht Albin Kurtin, liderin me mbështetje më të madhe qytetare, ashtu si figurat tjera të rëndësishme të LV! Por po harrojnë se padrejtësia s’triumfon, ajo veç se ngjall zemërim e reagim”.

“Ne, si përherë, jemi në rrugë të drejtë, andaj dhe do fitojmë. #KrejtdheDrejt #meAlbinin”, e ka përfunduar reagimin e saj Nagavci./Insajderi.com