Nagavci kritikon ish-pushtetet për gjendjen në arsim

Nagavci kritikon ish-pushtetet për gjendjen në arsim

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Inovacionit dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka akuzuar pushtetet e kaluara për gjendjen në arsim.

Gjatë seancës plenare, ku po diskutohet pikërisht për arsimin, Nagavci theksoi se arsimi është larg rezultateve që i dëshirojnë.

“Këto ndërhyrje kanë bërë që përkundër përkushtimit të jashtëzakonshëm të shumë mësimdhënësve dhe stafit të tjetër në shkolla, rezultatet të mos jenë ato që i dëshirojmë”, tha ajo.

Për t’u përmirësuar situata, Nagavci ka kërkuar që të reflektojnë të gjithë, pa dallim.

“Ju lus edhe njëherë që të reflektoni për të gjithë ndërhyrjen që e keni pasur në të kaluarën dhe të ndihmoni që me një kritikë konstruktive dhe me një bashkëpunim të punojmë së bashku për të arritur rezultatet që po i dëshironi”, tha ministrja. /Insajderi.com