Nagavci: Më 14 shkurt, vetëvendosim me referendum

Nagavci: Më 14 shkurt, vetëvendosim me referendum

Kanë filluar reagimet, pasi ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka shpallur 14 shkurtin si ditën e zgjedhje të parakohshme në Kosovë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi qeverinë “Hoti”.

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka qenë e para nga partia e saj që ka reaguar menjëherë pas vendimit, duke krahasuar këtë datë me referendum.

Nagavci e ka lidhur ditën e zgjedhjeve edhe me dashurinë për vendin, pasi kjo datë rastisë të jetë në ditën e cila njihet si “Dita e të dashuruarve”.

Ajo në profilin e saj ne Facebook, ka shkruar “se askush nuk ka thënë se lufta ndaj së keqes do të fitohet lehtë e as që kemi pritur që me vullnet do të heqin dorë nga pushteti e institucionet e kapura, por ne në sfida jemi rritur, në përballje kemi fituar e në çdo pengesë jemi forcuar”./Insajderi.com