Nagavci: Mësimi plotësues duhet të vazhdojë

Nagavci: Mësimi plotësues duhet të vazhdojë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, deklaroi të premten se mësimi plotësues do të vazhdojë sipas skenarëve paraprak dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ajo përmes një konference për media, tha se ky proces është zhvilluar në fokus te shkollat fillore, te klasat e parë dhe e dytë.

“Si fillim kemi marrë vendim për mësim plotësues. Na janë përcjellë raportet nga DKA-ja për mësim plotësues dhe kemi marrë vendim që ende ka nevojë për këtë lloj mësimi. Kemi organizuar mësimin alternativ plotësues për nxënësit e Kamenicës. Vendimi është marrë pas vizitave dhe raporteve nga ana e inspektoratit. Është ofruar mbështetje për shoqatën e matematikanëve dhe fizikantëve. Në proces e kemi rishikimin e formulës së financimit të arsimit parauniversitar”, potencoi Nagavci.

Ajo shtoi se janë në pritje 239 raporte që kërkojnë shqyrtim nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, duke thënë se po merren hapa për Agjencinë e Akreditimit rreth ndarjes së lokacionit, derisa kanë nisur procedurat për rekrutim të stafit./Insajderi.com