Nagavci: Ministria e Arsimit do të mbajë konferenca për media çdo dy javë

Nagavci: Ministria e Arsimit do të mbajë konferenca për media çdo dy javë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka vendosur që ministria që ajo drejton të mbajë konferenca për media çdo dy javë, “me qëllim të thellimit të bashkëpunimit”, shkruan Insajderi.

Në një postim në Facebook, ajo ka bërë të ditur se gjatë konferencave me mediat, këto të fundit do të kenë mundësi të marrin përgjigje mbi temat që ju interesojnë.

“Bashkëpunimi me media është shumë i rëndësishëm dhe këtë e konsideroj si domosdoshmëri përtej informimit.

Nagavci ka treguar se konferencat  priten të mbahen në çdo të dytën të premte.

Ajo tha se përtej kësaj, për çdo çështje që u intereson, mediat mund të drejtojnë pyetje edhe tek këshilltarja për media e cila do të bëjë përpjekje maksimale të kthejë përgjigje.

“Si ministre në Qeverinë ‘Kurti 2’ mbetem e përkushtuar në transparencë dhe ministria jonë do të jetë e hapur për media, diçka që ka munguar viteve të kaluara”, ka shkruar Nagavci./Insajderi.com