Nagavci: Mospjesëmarrja në votim e çon vendin në zgjedhje

Nagavci: Mospjesëmarrja në votim e çon vendin në zgjedhje

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se beson që ish-bashkëpartiakët e Vjosa Osmanit nga LDK do të përkrahin atë, derisa tha se ajo që i nevojitet vendit është që të kemi institucione të konsoliduara, njofton Insajderi.

“Duhet t punojmë për të kaluar sfidat në pandemi, qoftë të shëndetit e të tjera. Konsideroj se deputetët nga cilado parti janë të vetëdijshëm për zgjedhjet e shpeshta që kemi pasur, për situatën jo të mirë me pandeminë dhe do të marrin së paku pjesë në votim. Tani ne nuk do të veprojmë me skenarët e PDK-së ku kemi parë që të ofrohen terminale e pozita për të votuar, ne thërrasim me përgjegjësi të gjithë deputetët dhe besojmë se tashmë kur subjekti i parë që ka fituar zgjedhjet ka mbi 50% dhe për më tepër kur Osmani ka marrë mbështetje të mbi 300 mijë qytetarë dhe është treguesi më i mirë për deputetët që të reflektojnë dhe të marrin pjesë në votim. Sigurisht se janë të gjitha votat e VV-së, të Lëvizjes dhe Listës së Vjosa Osmanit. Ajo që u përgjigjen qytetarët ishin mbi 300 mijë vota nga qytetarët dhe sot presim që të kemi votimin për presidente dhe konsiderojmë se duke bërë opozitë konstruktive dhe ne si ekzekutiv që të punojmë fort  për qytetarët”, tha ajo, shkruan lajmi.net.

Arbërie Nagavci shtoi se nuk e di se pse në sallën e Kuvendit ende s’kanë arritur deputetët duke shtuar se pret që LDK-ja të jetë në sallë dhe të përkrahë ish-bashkëpartiakën e tyre.

“Duhet bërë e qartë se kam parë mbrëmë që pati shumë deklarime e gjëra të panevojshme, për të bërë huti tek qytetarët. Projektligji që ne kemi propozuar është thjesht një ndryshim për zgjedhje që iu mundëson qytetarëve që jetojnë në botë të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese. Vendin në zgjedhje nuk e çon projektligji, por mos-votimi i presidencës. Pra të gjithë ata që nuk duan zgjedhje të reja e dëshmojnë këtë me pjesëmarrje në votim. Unë sapo erdha s’kam hyrë akoma brenda, ka mundësi që na ka ndodhë shumë shpesh ka mundësi që ata të jenë në zyrat e tyre, pra pjesa pas ishte plot me vetura. Nuk e di kjo është praktikë që seancat të fillojnë me vonesë dhe kjo s’duhet të vazhdojë. Nuk e di për LDK-në po besoj se do të përkrahin ish-bashkëpartiaket e tyre, pasi vendin në zgjedhje e çon mospjesëmarrja në votimin e presidentes”, shtoi ajo./Insajderi.com