Nagavci: Nga viti i ardhshëm shkollor, do të hyjnë në përdorim Tekstet Alternative

Nagavci: Nga viti i ardhshëm shkollor, do të hyjnë në përdorim Tekstet Alternative

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se nga viti i ardhshëm do të hynë në përdorim Testet Alternative.

Ajo iu referua kritikave që janë bërë rreth teksteve e që sipas saj do të synohet që për nxënësit të ketë tekste më cilësore.

“Në to janë evidentuar pasaktësi shkencore, gabime përmbajtjesore, gabime metodologjike e drejtshkrimore, andaj dhe nga viti i ardhshëm do të rishikojmë tekstet mësimore”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Shtoi se mësimdhënieve do të iu jepet e drejta që të zgjedhin për testet alternative.

“Presim që mësimdhënësit të jenë në nivel të detyrës, të analizojnë të gjitha tekstet dhe të vendosin se cilat janë më të përshtatshme dhe me cilësore për arritjen e rezultateve të synuara sipas kurrikulës”.

“Ndonëse për çdo vit në shkolla janë ofruar tekstet pa pagesë, kemi pasur shumë raste kur prindërit dhe mësuesit kanë blerë vet tekste dhe kanë përdorë tjera prej atyre që i ka dërguar Ministria, andaj përmes tekstit alternativ, do ta eliminojmë edhe këtë problem”. /Insajderi.com