Nagavci: Orët e humbura të mësimit do të kompensohen

Nagavci: Orët e humbura të mësimit do të kompensohen

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, njoftoi të premten se 18 ditët e humbura të këtij viti shkollor do të kompensohen.

Sa i përket shtyrjes së vitit shkollor, i paparë të fillojë më 1 shtator, tha se vendimi është marrë për shkak të rekomandimit të institucioneve shëndetësore.

“Sa i përket zhvillimit të mësimit e dini që ka qenë rekomandim i institucioneve shëndetësore që fillimi i vitit të ri të pezullohet deri më 26. Janë 18 ditë të humbura të cilat do të kompensohen. Të hënën është mbledhja e task-forcës ku do të qartësohet për kompensim”, pohoi ajo në konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti.

E pyetur nëse do të ketë sërish shtyrje të procesit mësimor, Nagavci tha se të hënën e javës së ardhshme do të ketë mbledhje të task-forcës në nivel të Ministrisë së Arsimit.

“Disa shkolla vetëm se kanë filluar aktivitet me fëmijë. Në momentin që do të fillojë viti i ri shkollor janë paraparë katër skenarë, në mesin e tyre është edhe mësimi nga distancë që do të zbatohet nëse vlerësohet nga task forca në nivel komunal”./Insajderi.com