Nagavci: Pa VV nuk zgjedhet presidenti

Nagavci: Pa VV nuk zgjedhet presidenti

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arberie Nagavci, ka thënë se, “Presidenti nuk mund të zgjedhet pa Vetëvendosjen”.

Ajo i është referuar deklaratës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, i cili ka thënë se për postin  e presidentit duhet të flasë më Lëvizjen Vetëvendosje apo Partinë Demokratike të Kosovës.

Sipas Nagavcit, “E vërteta është jo pa njërën nga këto parti, por vetëm pa VETËVENDOSJE, s’mund të zgjidhet Presidenti”, njofton Insajderi.

Deputetja përmendi edhe “vijat e kuqe”, të cilat kryetari i LDK-së, i largoi për PDK-në.

“Mustafa Ka thënë se duhet të hiqen vijat e kuqe për PDK, duke treguar se kah po shkojnë si parti. Mirë që edhe deklarativisht i kanë hequr vijat e kuqe, më e qartë për ndokënd që eventualisht akoma ka besuar në krerët e LDK-së”, tha ajo. /Insajderi.com