Nagavci pas vendimit të Kushtetueses: Të gjitha zemrat rrahin Vetëvendosje këto ditë

Nagavci pas vendimit të Kushtetueses: Të gjitha zemrat rrahin Vetëvendosje këto ditë

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka arritur në presidencë, aty ku po mbahet takimi i ushtrues së detyrës së presidentës, Vjosa Osmanit, me kreun e LVV-së, Albin Kurtin, njofton Insajderi.

Me këtë rast, duke folur para mediave, Mulhaxha – Kollçaku është shprehur se vendimi i Kushtetueses është meritor dhe i drejtë, ndërsa ka shtuar se “të gjitha zemrat rrahin Vetëvëndosje këto ditë”.

“Kjo qeveri që nga fillimi ishte ilegjitime, një qeveri që e grabiti pushtetin. Presim më të mirën. Ka aq shumë disponim, saqë të gjitha zemrat rrahin Vetëvendosje këto ditë”, ka thënë ajo.

Gjykata Kushtetuese të hënën ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Vota e deputetit Etem Arifi ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, më 3 qershor.

Vendimet e Qeverisë mbeten në fuqi, si dhe Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, thuhet në vendimin e Kushtetueses./Insajderi.com