Nagavci: Regjistrimi i studentëve do të jetë pa pagesë

Nagavci: Regjistrimi i studentëve do të jetë pa pagesë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se në fillim të vitit të ri akademik do ta kenë të gatshëm udhëzimin administrativ që për herë të parë studentët të regjistrohen pa pagesë në universitet, njofton Insajderi.

“Jam e shqetësuar qe shoh një tendencë jo për të ndikuar në përmirësimin e situatës në arsim, por për t’i dhënë disa deklarata që për të gjetur zgjedhje. Ne nuk do të jemi njëjtë si qeveritë e kaluara përkatësia partiake nuk është e rëndësishme”.

“E kemi shqyrtuar këtë çështje dhe kanë filluar diskutimet për të parë mundësitë. Jemi në finalizim të tij dhe në fillim të vitit të ri do të kemi të gatshëm udhëzimin që mundëson regjistrimin e studentëve që të jetë pa pagesë”, ka thënë Nagavci sot para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Në seancën e sotme plenare, ajo tha se nuk ka asnjë organizatë dhe person që mund të shantazhojë.

Nagavci nuk ka përjashtuar vlerësimin e performancës te mësimdhënësit, pasi që tha kjo do të ndikojë në përmirësimin e arsimit në vend.

“Vlerësimi i performancës duhet të bëhet me kujdes të shtuar dhe që ta na ndihmojnë për të përmirësuar gjendjen në arsim”, ka thënë Nagavci. /Insajderi.com