Nagavci u jep përgjigje kritikave pasi Kurti e Thaçi shtrënguan duart

Nagavci u jep përgjigje kritikave pasi Kurti e Thaçi shtrënguan duart

Shtrëngimi i duarve mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Kurti, ka ngjallur reagime të shumta nga ish-anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë pohuar se Kurti ka shkelur parimet e veta.

Në lidhje me këto reagime, një sqarim në rrjetin social Facebook, e ka dhënë edhe nënkryetarja e VV-së, Arbërire Nagavci. Ajo  ka thënë se jo të gjitha aktivitete e takimet u pëlqejnë qytetarëve, sipas saj, dikush ka zili e dikush ndoshta edhe smirë.

“Ne kemi marrë përgjegjësi nga qytetarët, sot jemi në detyrë, në shërbim për të gjithë. Duke ruajtur parimet, duke punuar me dashuri e përkushtim për vendin”, është shprehur ajo

Nagavci, duke komentuar veprimin e Kurtit, ka thënë se shtrëngimi i duarve në aktivitete cermoniale nuk janë pajtim për gjithçka e me këdo.

“Shtrëngimet e duarve në aktivitete cermoniale nuk janë pajtim për gjithçka e me këdo, janë më shumë kurtoazi, por dhe tregues se ne jemi këtu, për të punuar deri në përmbushjen e premtimeve tona, deri në realizimin e synimit për një shtet zhvillimor, shtet të së drejtës e shtet social. Për një shtet të tërë me integrtet, dinjitet e sovranitet”, shkruan Nagavci.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sonte ka marrë  pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës ku është përshëndetur me shtrëngim duarsh me Thaçin./ Insajderi.com