Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arberie Nagavci , ka thënë se “janë të interesuar që vitin akademik 2021/2022 të zhvillohet me prezencë fizike”.
Për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, mësimi për një kohë është zhvilluar online, shkruan Insajderi.
Për t’u kthyer nxënësit në shkolla, Nagavci tregoi se ka biseduar me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitinë që të vaksinohen mësimdhënësit.
“Të mërkurën jemi njoftuar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë se në mesin e personave që do të vaksinohen në vijim, përveç personave mbi moshën 65 vjeçare, të sëmurëve kronik e punëtorëve shëndetësorë , do të jenë edhe mësimdhënësit”, ka shkruar Nagavci në Facebook.
Ajo tha se këtë informacion e kanë përcjellur Drejtoritë Komunale të Arsimit.
“Çdo individ apo institucion duhet të aplikojë për caktim të terminit në e Kosova, sipas njoftimeve të MSh-së për kategoritë që do të vaksinohen sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19”. /Insajderi.com