Nagavci: Viti shkollor përfundon më 2 korrik

Nagavci: Viti shkollor përfundon më 2 korrik

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se viti shkollor do të përfundojë më 2 korrik, shkruan Insajderi.

Nagavci në një konferencë për media po ashtu bëri të ditur se Testi i maturës do të mbahet më 26 qershor.

“Udhëzimi administrativ që është në fuqi e ka paraparë përfundimin më 10 qershor por për shkak të pushimit pranveror dhe vendimin që kemi marrë për organizimin e pushimit veror është zgjatur mësimi deri më 8 korrik. Përkundër kësaj, nga raportimet nga komunat dhe disa ditë janë zëvendësuar të shtunave dhe mësimi do të zgjatë deri më 2 korrik”, tregoi Nagavci.

Tutje, Ministrja e Arsimit tha se fëmijët e klasave të para dhe të dyta kanë qenë në fokus rreth procesit të mësimit plotësues.

“Vendimi për organizimin e mësimit plotësues për nxënësit që kanë pasur ngecje për arritjen e rezultateve si pasoj e pandemisë COVID-19. Ky proces është zhvilluar në nivelin e arsimit parauniversitar në fokus te shkolla fillore e sidomos te klasa e parë dhe e dytë por edhe në nivele të tjera varësisht prej përcaktimeve të shkollave dhe komunave për ngecjet apo nevojat që nxënësit kanë pasur për plotësim”, ka deklaruar me tej ajo./Insajderi.com