Nagavci: VV preferon bashkëpunim me Vjosa Osmanin

Nagavci: VV preferon bashkëpunim me Vjosa Osmanin

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se mundësia e vetme e Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëpunim është subjekti i Vjosa Osmanit, njofton Insajderi.

Sipas saj, koalicionet në të kaluarën janë bërë për arsye se “subjektet politike me çdo kusht kanë dashur të jenë në pushtet”.

“Ne jemi të bindur që VV jo vetëm që do të jetë fituese e zgjedhjeve por do të jemi dukshëm përpara të tjerëve. Do të kemi një shumicë të konsoliduar”, tha Nagavci për RTV21.

“Në situatën në të cilën jemi, preferencat tona, apo mundësitë që i kemi para vetës është bashkëpunimi eventual me Vjosa Osmanin”, shtoi ajo./Insajderi.com